Ballina Aktualitet Mbi 10 mijë raste aktive me KOVID -19, 64 përqind e tyre...

Mbi 10 mijë raste aktive me KOVID -19, 64 përqind e tyre janë në tre qytete – Shkup, Tetovë dhe Gostivar

Mbi 10 mijë raste aktive me KOVID -19, 64 përqind e tyre janë në tre qytete – Shkup, Tetovë dhe Gostivar

Numri i rasteve aktive me KOVID-19 në vend është 10,380, nga të cilwt mbi gjysma ose 5,562 janë regjistruar vetëm në pesë ditët e fundit. Një e treta e rasteve aktive janë në Shkup – 3,421, ndërsa mbi 64 përqind janë vetëm në tre qytete – Shkup, Tetovë dhe Gostivar.

Spitalet në Tetovë dhe Gostivar janë të mbingarkuara dhe çdo pacient që ka nevojë për shtrat spitali dërgohet në Shkup me njoftim paraprak. Objektet spitalore janë pjesërisht të mbipopulluara edhe në Kërçovë dhe Strugë.

Qytetarët duhet ta dinë se derisa të vaksinohemi të gjithë, kjo nuk do të ndalet dhe ky është shpëtimi i vetëm, tha dje ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, dhe u bëri thirrje qytetarëve që të vaksinohen, duke përsëritur se ka vaksina të të gjitha llojeve dhe në sasi të mjaftueshme

– Ka rekomandime të qarta ndërkombëtare nga institucionet përkatëse që imuniteti natyror pas prekjes nga sëmundja zvogëlohet me kalimin e kohë dhe imuniteti i krijuar nga vaksina është më i qëndrueshëm. Të gjitha rekomandimet tregojnë se njerëzit duhet të imunizohen sa më shpejt të jetë e mundur. Kjo do të rrisë shkallën e vaksinimit dhe do të arrijë imunitet kolektiv. Ne duhet të parandalojmë valët e mëtejshme, ne duhet ta ndalojmë këtë, tha Filipçe.

Mbi 650 mijë qytetarë kanë marrë të paktën një dozë vaksinë deri më tani, dhe për shkak të rritjes së interesit për vaksinim, pika në qendrën sportive “Boris Trajkovski” do të rihapet javën e ardhshme.

– Do të jetë një sallë e vogël, jo e madhe, dhe do të ketë rreth 20 vende ku mund të kryhet vaksinimi. Unë besoj se do të shkarkojë bllokimet dhe radhët që kemi para qendrave shëndetësore, tha Filipçe.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, ditën dhe natën e kaluar, u regjistruan 1,250 raste të reja me KOVID -19, dhe u raportuan 22 vdekje, më 20 gusht – 1,074 raste të reja dhe 22 vdekje, më 19 gusht – 1,158 të reja raste dhe 19 vdekje, më 18 gusht 1,081 raste të reja dhe 15 vdekje dhe më 17 gusht 999 raste të reja dhe 14 vdekje.

Vetëm në periudhën nga 17 deri më 21 gusht, gjithsej 94 njerëz humbwn jetwn, ndërsa hera e fundit pa një pacient të vdekur ishte më 3 gusht.

Sipas analizave epidemiologjike për momentin, shpërndarja sipas qyteteve është si më poshtë: Shkupi – 3421 raste aktive, e ndjekur nga Tetova – 1,754, Gostivari – 1,518, Kumanova – 656, Kërçova – 524, Strumica – 481, Struga – 308, Ohri – 284, Manastiri – 187, Dibra – 173, Prilepi – 141, Shtipi – 109, Velesi – 107, Kavadarci – 102, Koçani – 88, Resnja – 83, Radovishi – 61, Sveti Nikole dhe Berova – nga 52, Gjevgjelia – 40, Makedonski Brodi – 37, Vallandova – 35, Kratova – 34, Vinica – 33, Delçeva – 22, Probishtipi – 13, Bogdanci – 12, Kriva Pallanka dhe Pehçeva – nga 10, Negotina – nëntë, Demir Hisar – tetë, Krushevë – gjashtë, Makedonska Kamenica – pesë, Demir Kapia – tre dhe Dojrani – dy raste aktive.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me KOVID në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 167,991, numri i pacientëve të shëruar është 151,957, numri i vdekjeve është 5,654, dhe numri i rasteve aktive është 10,380. Deri më tani, gjithsej 1,101,838 teste të Covid-19 janë kryer në vend./TetovaNews

@tn.lajmelokale
@tetovanews