Ballina Bota Në mes të barit të thatë, gjendet xhami “misterioz” në pyjet e...

Në mes të barit të thatë, gjendet xhami “misterioz” në pyjet e Greqisë

Përgjatë kësaj jave Greqia fqinje, ashtu si vendi jonë, është përballur me një valë të nxehti afrikan që po favorizon edhe përhapjen e vatrave të zjarrin.

Së fundmi, pjesëtarë të ekipit të Vullnetarëve të Mbrojtjes së Pyjeve në Komunën Elliniko – Argy kanë gjetur një xham zmadhues të vendosur në barin e thatë.

Xhami u gjet në një zonë të pjerrët në pyllin e komunës. Lentja u zbulua nga vullnetarët për shkak të reflektimit që bëri.

Nuk dihet nëse xhami ishte vendosur aty qëllimisht, por e vendosur në bar të thatë në kushtet kur dielli është i fortë, mund të bëhet shkak për nisjen e një vatre zjarri. Policia greke u thirr menjëherë dhe mori pajisjen. s.b/abcnews.al/

@tn.lajmelokale
@tetovanews