Andrew Cuomo e përjashtoi atë nga raportimet për uraganin “Henri”. Disa njerëz djallëzorë madje menduan se ai donte të përfitonte nga emergjenca për t’u kapur pak më shumë në karrigen e tij, i detyruar ta braktiste më 10 gusht.
Nga ana tjetër, Kathy Hochul, e cila në mesnatën e së martës 24 gusht, është zgjedhur si guvernatorja e parë femër në historinë e shtetit të Nju Jorkut pas 56 burrave, nuk kishte folur me shefin e saj për muaj të tërë.
“Unë mendoj se është e qartë se guvernatori dhe unë nuk kemi qenë afër, fizikisht dhe më gjerë, për një kohë të gjatë”. Ajo e kuptoi mirë se akuzat për ngacmim dhe bullizëm – të konfirmuara nga raporti i prokurores Letitia James – do t’i jepnin fund sundimit dhjetëvjeçar të pasardhësve të dinastisë demokrate italo-amerikane.
Është 63 vjeçe, (i mbush me 27 gusht), një katolike me origjinë irlandeze (gjyshërit e saj emigruan një shekull më parë), me dy fëmijë, Hochul është do të jetë shefja e parë e ndërtesës së qeverisë njojorkeze me seli në Albany, me dekada të tëra përvojë në politikën lokale, në dhomat e këshillit të qytetit të Hamburgut, një periferi e Buffalos.
“Bunny Energizing” (Lepuri eneregjik), e quajën për shkak të angazhimit dhe punës së palodhur, gjë që është parë gjithashtu edhe në Nju Jork. Ajo vizitoi pa pushim të gjitha 62 qarqet e shtetit. Hochul është mësuar të befasojë ata që e nënvlerësojnë atë, siç thotë Steve Israel, një ish-kongresmen dhe strateg politik demokrat, në “The Hill”.
Ishte viti 2011, një përfaqësues i rrethit të 26-të të Nju Jorkut, një republikan-konservator, kishte dhënë dorëheqjen për një skandal seksual që sot do ta quanim të vogël (ai i kishte dërguar një fotografi pa këmishë një të njohureje).
Demokratët nuk e dinin nëse do të konkurronin në një zonë të fortë republikane që nuk kishte zgjedhur një progresist për katër dekada.
Megjithatë, Kathy, atëherë Kancelarja e Qarkut Erie, doli përpara, megjithëse ishte e vetëdijshme se partia nuk ishte e gatshme të shpenzonte shumë burime në një betejë që supozohej se ishte e humbur.
Por pavarësisht nga kjo, ajo fitoi, duke i befasuar të gjithë, me një fushatë të fokusuar në mbrojtjen e “Medicare” (mbulim shëndetësor për ata mbi 65 vjeç).
Dy vjet më vonë ajo dështoi ngushtë në rizgjedhjen e saj, por tani, emri i gruas ishte i njohur dhe vlerësuar në qarqet demokrate të shtetit. Dhe Cuomo e zgjodhi atë si zëvendës-guvernatore, me siguri duke menduar se ajo nuk mund ta eklipsonte figurën e tij.
Dhe kështu ndodhi, por distanca nga rrethi i guvernatorit doli të ishte një bekim i vërtetë. Hochul, e cila e quan veten një “dashnore të betejave të drejta”, ka një profil të moderuar dhe pragmatik: “Etiketat e partisë nuk kanë asgjë për mua, kur vjen puna për të sjellë rezultatet në shtëpi, – tha ajo gjatë fushatës së saj të parë zgjedhore, – dikush ju lutem të më shpjegojë ndryshimin midis republikanëve dhe demokratëve”.
Por sjellja e rezultateve në shtëpi, nuk do të jetë një shëtitje në park në një gjendje që, përkundër optimizmit të fillimit të verës, ende po përpiqet të shërohet nga pandemia dhe me besimin e qytetarëve në shtëpinë e qeverisë të provuar nga akuzat prej muajsh kundër Cuomos.
Nuk ekziston vetëm ngacmimi – të cilin tani pothuajse ish-guvernatori vazhdon ta mohojë – por edhe gënjeshtrat për numrin e viktimave të Covid në shtëpitë e të moshuarve, të retushuar poshtë nga ai që me konferencat e tij siguruese për shtyp, ishte bërë një hero pozitiv i menaxhimit të krizës shëndetësore.
Cuomo, i cili ëndërroi të kapërcejë kohëzgjatjen e “mbretërimit” të babait të tij Mario, tha se nuk ka ndërmend të “zhduket”, por do të jetë e vështirë për të që të pastrojë reputacionin e tij.
Skena tani është e gjitha për Kathy-n, e cila tashmë e ka bërë të ditur se ajo dëshiron të kandidojë për t’u konfirmuar nga votuesit në një vit dhe po punon për të zëvendësuar shumicën e stafit të qeverisë.
Askush, premtoi ajo, duke iu referuar paraardhësit të saj, nuk do ta quajë vendin tim të punës “toksik”. “Unë, – tha ajo e sigurt, – marr rezultate, sepse nuk kam kohë për t’u shpërqendruar”.
Përshtati: Gazeta “Si”