Ballina Bota Papa Françesku mesazh qytetarëve: Vaksinimi është akt dashurie

Papa Françesku mesazh qytetarëve: Vaksinimi është akt dashurie

Vaksinimi kundër COVID-19 është “akt i dashurisë” , tha sot Papa Françesku dhe ftoi të gjithë besimtarët që të vaksinohen.

“Falë Zotit dhe punës së shumë njerëzve, ne tani kemi vaksina për të mbrojtur veten kundër COVID-19”, thotë Ati i Shenjtë në një mesazh të regjistruar me video që ka për qëllim të mbështesë nismën “varet nga ju” një fushatë në favor të vaksinimit në SHBA dhe vende të tjera të kontinentit amerikan.

“Na ofrojnë shpresë për t’i dhënë fund pandemisë, por vetëm nëse ato janë të disponueshme për të gjithë dhe nëse punojmë së bashku,” shtoi ai .

“Vaksinimi është një akt dashurie” dhe ndihma për të siguruar që shumica e njerëzve të vaksinohen është një akt dashurie. Dashuria për veten, dashuria për familjen dhe miqtë tanë, dashuri për të gjithë botën” , nënvizon Papa. g.v/abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews