Ballina Sport PSG fiton sërish dhe vazhdon perfeksionin, Leipzig gjen pikët e para në...

PSG fiton sërish dhe vazhdon perfeksionin, Leipzig gjen pikët e para në Gjermani

PSG arriti të fitojë edhe ndeshjen e javës së tretë të Ligue 1, megjithëse nuk kishte në fushë yje si Neymar, Messi apo Sergio Ramos. Kryeqytetasit fituan ndaj Brest me shifrat 2-4, pas një ndeshje të kontrolluar në pjesën më të madhe nga djemtë e Pochettinos.

Në minutat 23 dhe 36 shënuan Herrera dhe Mbappe. Honorat në minutën e 42-të shënoi për Brest dhe ktheu në lojë skuadrën vendase. Më pas Gueye shënoi për PSG për 1-3 dhe fitorja u duk e sigurt. Gjithsesi Brest u kthye sërish.

Mounie shënoi në të 85-tën për 2-3. Në fund nënkampionët rrezikuan pak, por Di Maria mendoi për të mbyllur gjithçka dhe për të vulosur fitoren e të tijve. PSG numëron pikë të plota pas tre javëve të para.

NDESHJA TJETËR – Leipzig mori fitoren e parë në Bundesliga sot ndaj Stuttgart. Nënkampionët triumfuan me shifrat 4-0, duke dominuar tërësisht ndeshje. Szoboszlai shënoi fillimisht në minutën e 38, duke e mbyllur pjesën e parë në avantazh.

Në të dytën shënoi fillimisht Forsberg në të 46-tën. Szoboszlai gjeti sërish rrjetën për të tijtë në të 52-tën, ndërsa Andre Silva shënoi me penallti në minutën e 65-të, duke vulosur fitoren me “poker” për të tijtë. /abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews