Ballina Bota Zotohet Joe Biden: Çdo amerikan i ngecur në Afganistan do të rikthehet...

Zotohet Joe Biden: Çdo amerikan i ngecur në Afganistan do të rikthehet në shtëpi! (VIDEO)

“Më lejoni të jem i qartë. Çdo amerikan që dëshiron të kthehet në shtëpi ne do ti sjellim në shtëpi…”

Presidenti Amerikan Joe Biden ka folur sërish për mediat në lidhje me situatën në Afganistan. Biden deklaroi se nga hera e fundit është bërë progres i madh duke bërë premtimin që cdo amerikan do të rikthehet në shtëpi.

Biden: Që kur fola të hënën ne kemi bërë një proces të rëndësishëm. Këto janë fluturimet më të mëdha dhe më të vështira në histori. Dhe i vetmi vend në botë i aftë për të projektuar këtë lloj ngarkese në anën tjetër të botës, me këtë shkallë saktësie, janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ne ndaluam fluturimet jashtë Kabulit këtë mëngjes për t’u siguruar që ne mund të përparonim së evakuuari në pikat e tyre të tranzitit. Më lejoni të jem i qartë. Çdo amerikan që dëshiron të kthehet në shtëpi ne do ti sjellim në shtëpi. Por nuk mund të premtoj se cili do të jetë rezultati përfundimtar. /albeu.com/

https://youtu.be/m0gb97I5Saw

@tn.lajmelokale
@tetovanews