Ballina Bota 12-vjeçari vdes nga virusi Nipah në Indi

12-vjeçari vdes nga virusi Nipah në Indi

Një djalë 12-vjeçar vdiq të dielën e kaluar nga virusi Nipah në shtetin indian Kerala, njoftoi të hënën ministrja lokale e shëndetësisë Veena George, duke treguar gjithashtu se infeksioni është konfirmuar në të paktën 11 persona. Totali i listës së kontakteve të pacientëve tashmë shkon në 251 persona, 54 prej tyre në rrezik të madh.

Djali ishte shtruar në spital më 1 shtator edhe pse gjendja e tij ishte bërë kritike këtë të shtunë. Mostrat e tij të dërguara në Institutin Kombëtar të Virologjisë në Pune konfirmuan praninë e virusit vdekjeprurës.

Përhapja në Kerala besohet se është shkaktuar nga lakuriqët e ngordhur të gjetur në një pus në shtëpinë e një familjeje në fshatin Changaroth.

Sipas vlerësimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Nipah ka një shkallë fataliteti midis 40% deri 75%, “në varësi të aftësive për mbikëqyrje epidemiologjike dhe menaxhim klinik”. Virusi u zbulua në vitin 1999 në Malajzi dhe ende nuk ka vaksinë apo trajtim specifik./TetovaNews

@tn.lajmelokale
@tetovanews