Ballina Bota 3 tigra dhe 6 luanë rezultojnë pozitivë me Covid, Shtetet e Bashkuara...

3 tigra dhe 6 luanë rezultojnë pozitivë me Covid, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vaksinojnë edhe kafshët

Gjashtë luanë dhe tre tigra në kopshtin zoologjik të Uashingtonit kanë rezultuar pozitivë me koronavirusin. Lajmin e kanë dhënë zyrtarët e kopshtit zoologjik, duke bërë të ditur se kafshët po trajtohen për simptomat.

“Fundjavën e kaluar, rojet vunë re se gjashtë luanë afrikanë, një tigër sumatran dhe dy tigra siberianë treguan humbje të oreksit, kollitje, teshtitje dhe letargji.” Kafshët e egra rezultuan pozitive për Covid-19 në testet paraprake të raportuara në një njoftim për shtyp në kopshtin zoologjik.

Rezultatet e testeve që do të konfirmojnë diagnozën priten në ditët në vijim, sqaruan zyrtarët.

Zyrtarët e kopshtit zoologjik theksuan se publiku nuk është në rrezik, duke pasur parasysh distancën që ndan zonën e kafshëve nga vizitorët.

Kafshët e kopshtit zoologjik të Uashingtonit do të vaksinohen në muajt e ardhshëm me një vaksinë të zhvilluar nga kompania Zoetis./abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews