Ballina Aktualitet Rajoni Bilanci i Covid-it: Në Serbi regjistrohen 40 viktima, 6.462 raste të reja,...

Bilanci i Covid-it: Në Serbi regjistrohen 40 viktima, 6.462 raste të reja, 201 janë në respiratorë

Bilanci i Covid-it: Në Serbi regjistrohen 40 viktima, 6.462 raste të reja, 201 janë në respiratorë

Sipas të dhënave të fundit të bilancit të Covid-it në Serbi janë regjistruar 6.462 raste të reja të prekur nga virusi, kurse 40 persona humbën jetën.
Janë kryer 21.290 teste. Në respiratorë janë 2021 pacientë, transmeton Tetova News.

Në Beograd gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 1614 raste të reja, nga 6462 raste të reja të të prekurve nga koronavirusi në krejt Serbinë.

Pas kryeqendrës serbe, më shumë raste të reja janë regjistruar në Novi Sad – 343, kurse në vendin e tretë për nga numri i të prekurve është Nishi me 288 raste të reja.

Në Qendrën Klinike Universitare të Nishit janë hospitalizuar 57 pacientë, nga të cilët 54 kanë rezultuar me koronavirus, në mesin e të cilëve edhe tre fëmijë. Në ndërtesën e re të kësaj klinike janë të shtrirë gjithashtu 120 pacientë me koronavirus.

@tn.lajmelokale
@tetovanews