Ballina Aktualitet Kosovë Kosova në situatë të vështirë Covid, rreth 600 pacientë gjenden të shtruar...

Kosova në situatë të vështirë Covid, rreth 600 pacientë gjenden të shtruar në spital

Shërbimi Spitalor, Klinik e Universitar i Kosovës ka njoftuar se në klinikat Covid-19 të QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme, në trajtim mjekësor nga COVID-19, janë 591 pacientë.

Prej tyre, 458 me oksigjeno-terapi dhe 49 në gjendje të rënduar shëndetësore në kujdes intensiv mjekësor.

Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 87 pacientëKlinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 47 pacientë

Klinika Infektive III ( Interno), 27 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 60 pacientë

Mjekimi Intensiv COVID-19 dhe Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive 24 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 5 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 1 pacient

Spitali i Prizrenit, 55 pacientë

Spitali i Gjakovës, 50 pacient

@tn.lajmelokale
@tetovanews