Ballina Shëndeti Koronavirusi Kur do t’i rikthehemi normalitetit? Imunologu: Masat mbrojtëse do të na shoqërojnë...

Kur do t’i rikthehemi normalitetit? Imunologu: Masat mbrojtëse do të na shoqërojnë për shumë kohë

Imunologu Aldi Pupuleku theksoi se fundi i pandemisë do të jetë atëherë kur virusi do të trajtohet si një sëmundje endemike. Gjatë intervistës për emisionin “Abc-ja e mëngjesit” me gazetarët Enkel Demi dhe Sibora Bitri, imunologu shtoi se vaksina është efektive por janë të nevojshme dhe masat shtesë, të cilat sipas tij, do të na shoqërojnë për disa kohë. Ai tha se doza e tretë e vaksinës duhet të jetë për kategori të caktuara dhe jo për të gjithë.

“Fundi i pandemisë nuk do të jetë ashtu siç e mendojmë neve. Ka shumë gjasa që fundi do të jetë në momentin kur shtetet do të menaxhojnë këtë si një sëmundje endemike. Variantet e reja janë një rrezik më i madh që mund ta pengojë këtë. Delta është më agresiv, shkakton më shumë raste, është më i transmetueshëm. Këto variante bëjnë që koncepti i imunitetit të tufës që duhet të arrijmë të jetë më i largët.

Problem që përbën rrezik është fakti që me daljen e varianteve të reja, bën që të shtyhet koncepti i imunitetit të tufës dhe variantet e reja mund t’i shmangen dhe patrullës imunitare të krijuar nga vaksina apo nga kalimi i virusit. Ky ishte rreziku më i madh, shfaqja e varianteve të reja që shfaqen nga replikimi i virusit tek njerëzit, sa më shumë njerëz të infektohen sa më shumë probabilitet ka të dalin variante të reja.“, tha ai.

Ai shtoi: “Vetë fakti që jetojmë në një realitet ku shumë shtete që kanë një mbulim të konsiderueshëm të imunizimit të popullsisë, në rast se nuk do të kemi një dalje të varianteve të reja, atëherë mendojmë që nuk do të kemi këto probleme kaq të theksuara. Por mund të kemi shpërthime të vogla endemike të lokalizuara dhe avash avash ky infeksion do të kthehet në një endemi. Do të përshtatet me jetesën tonë, nuk e dimë se sa kohë duhet.”/abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews