Ballina Aktualitet Rajoni Nga sot hyjnë në fuqi rregullat e reja anti-Covid, këto janë kushtet...

Nga sot hyjnë në fuqi rregullat e reja anti-Covid, këto janë kushtet që duhet të plotësoni për të shkuar në Shqipëri

Sot hyjnë në fuqi rregullat e reja, të përcaktuara nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.

Qytetarët që duan të hyjnë në vendin tonë, nga të gjitha pikat kufitare duhet të plotësojnë një nga këto tre kushte:

-Të kenë pasaportën e vaksinimit, ku nga data e vaksinimit të plotë të kenë të paktën dy javë.

-Të kenë Testin PCR negativ brenda 72 orëve ose testin e shpejtë të antigenit brenda 48 orëve.

-Të kenë provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov2, të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.

-Këto rregulla janë të vlefshme edhe për ata qytetarë të cilët kalojnë tranzit në Shqipëri.

-Fëmijët deri në 6 vjeç nuk i nënshtrohen këtyre rregullave

Qytetarët shqiptarë rezidentë në Shqipëri, të cilët kthehen dhe nuk kanë një nga dokumentat e sipërcituara, duhet të vetëizolohen për 10 ditë dhe të informojnë autoritetin shëndetësor për të kryer një test në fund të periudhës së izolimit.

Në ndërtesën e aeroporteve do të lejohen të hyjnë vetëm pasagjerët që udhëtojnë, duke shmangur shoqërimin nga familjarë të tyre. Këta pasagjerë duhet të zbatojnë me rigorozitet mbajtjen e maskës, ashtu siç është rekomanduar dhe siç po reflektohet ky ndryshim edhe në protokollin e funksionimit normal të aeroporteve.

@tn.lajmelokale
@tetovanews