Ballina Bota Norvegjia heq të gjitha kufizimet, 76% e popullsisë e vaksinuar

Norvegjia heq të gjitha kufizimet, 76% e popullsisë e vaksinuar

Pas 561 ditësh me masa shtrënguese, Norvegjia do t’i kthehet jetës normale. Vendi skandinav, duke ndjekur gjurmët e Danimarkës, – që më 14 shtator hoqi të gjitha masat, – nuk do të ketë më asnjë kufizim, përfshirë edhe distancimin social, duke nisur nga 25 shtatori, pra nga sot.

Sipas kryeministres norvegjeze, Erna Solberg, nga kjo datë do të jetë e mundur edhe hapja e lokaleve të natës, ndërsa restorantet do të kthehen të funskionojnë në kapacitet të plotë, si para pandemisë. Ky është fryt i imunizimit të popullsisë.

“Ka ardhur momenti për t’iu rikthyer jetës normale të përditshme, – ka thënë kryeministrja e Norvegjisë, Solberg. – Tani mund të jetojmë normalisht”.

Erna Solberg, kryeministre e Norvegjise

Heqja e të gjitha masave në Norvegji është bërë e mundur mbi të gjitha falë suksesit të fushatës së vaksinimit. Sipas Institutit të Shëndetit publik norvegjez, rreth 76% e popullsisë ka marrë të paktën një dozë të vaksinës anti-Covid, kurse 67% e popullsisë është totalisht e vaksinuar.

@tn.lajmelokale
@tetovanews