Ballina Sport “Nuk pranoi të vaksinohej”, polemika pas infektimit të Granit Xhakës

“Nuk pranoi të vaksinohej”, polemika pas infektimit të Granit Xhakës

Pasditen e djeshme para miqësores me Greqinë, Federata e Futbollit të Zvicrës njoftoi se Granit Xhaka është infektuar më Covid-19 dhe është veçuar menjëherë nga skuadra përpara ndeshjes me fqinjët tanë.

Kapiteni kishte shfaqur simptoma në mëngjes dhe pasi kreu një test të shpejtë, doli negativ. Mjekët e udhëzuan të bëjë edhe testin PCR dhe aty ai rezultoi pozitiv me virusin e rrezi*kshëm.

Sot, presidenti i Federatës së Zvicrës, Adrian Arnold, ka bërë me dije se Granit Xhaka ishte mes lojtarëve, që nuk kishin pranuar të merrnin dozat e rekomanduara të vaksinës.

“Xhaka kishte zgjedhur të mos vaksinohej. Ishte vendim personal i tij, ashtu si çdo njeri tjetër në Zvicër. Është e drejta e tij të mos pranojë.

Të gjithë lojtarët e tjerë në ekip janë vaksinuar, ose e kanë kaluar së fundmi virusin, kështu që mund të themi se janë të mbrojtur nga pikëpamja mjekësore.

Nga pikëpamja sportive është turp dhe e dhimbshme që kapiteni u infektua në një moment kaq të rëndësishëm për të ardhmen në eliminatore”, u shpreh Arnold. /abcnews.al

Artikulli paraprakRebelët e vetëm kundër talebanëve, kush është djali i “luanit” që po udhëheq rezistencën?
Artikulli tjetërAksidenti fatal i mori jetën, reperi grek këndoi me artisten shqiptare pak para se të ndërronte jetë (VIDEO)