Ballina Bota Putin vetëizolohet për shkak të Covid-19

Putin vetëizolohet për shkak të Covid-19

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka hyrë në vetizolim, pasi disa anëtarë të rrethit të tij të ngushtë kanë dalë pozitivë për koronavirus.

Megjithatë, nuk është njoftuar se sa do të zgjasë periudha e izolimit.

Vetë udhëheqësi i Kremlinit ka rezultuar negativ për Covid-19 dhe është plotësisht i vaksinuar me Sputnik V.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u ka thënë gazetarëve se presidenti “është plotësisht i shëndetshëm”. Putin nuk ka mbajtur kurrë një maskë publikisht, megjithëse ai ka punuar kryesisht në distancë dhe rrallë është parë në publik përpara se të vaksinohej.

Kreu i Kremlinit herë pas here ka marrë vendime ekstreme për të mbrojtur veten nga Covid-19. Zedhënësi Dmitry Peskov ka konfirmuar raportet e mediave se njerëzit që takohen personalisht me presidentin Putin ose marrin pjesë në ngjarje me të duhet t’i nënshtrohen “testimit rigoroz” ose karantinës paraprakisht.

@tn.lajmelokale
@tetovanews