Ballina Aktualitet Kultura SHKOLLIMI…(Dikur ene shtaj)

SHKOLLIMI…(Dikur ene shtaj)

Nga Lirim Alija

Ene pse n’at vaktin tonë, kushtët katastrofë
Po për t’msau si duhet, vullnet kishim me kovë.

Përveç skomës madhe, ene lisht ka parët
Plus, pak paralele, bojshin për shiptarët.

N’Tetovë at’her ishin, katër shkolla t’mesme
Pi ka kit onët vajshin, bile en pi Prespe

Lene se për ne klasa, kishte shaum si lisht
Plus xhimcat e londve, na i bojshin shkenisht

Neve t’kataundit kraja, na u bofte si karpuza
Xhith ditne lume vajshin, veç di alltopuza

Vërte imi mundau shaum, e kimi pas zort
Po tepër kimi msau, si sot profesort

Babat e shtajshëm, menher “marën malin”
Huxhum me kërcnajm: mos ma çurto gjalin.!

Me kallzau për klasat, ndosht s’u zihët besë
Mbaj tredhet djem, a cauca katra-pesë

Me caucat sën folshim, veç dëniher rrallë
Atëherë kur i pajtshim: “a kije ni penkallë?”

Nauk e përcajllshim modën, turlifar marke
Kit motmoti kapërcite, me di-tre palë rake

Sën mbrojshim kurniher, te Armani a Guçi
Po ni setre e veshshim, n’her un n’her babuçi

Juve shtaj vullnetin, va ka hongër uki
Va merr vaktin viberi, vatcapi, fejsbuki…

Sot va boj ni urim, po s’e di sa do ngjoni
Thenja komën shajtonit, ene najsni msoni!

@tn.lajmelokale
@tetovanews