Ballina Aktualitet Vdes si pasojë e Covid-19 grimierja kosovare, 28-vjeçarja ishte shtatzënë (Foto-Emri)

Vdes si pasojë e Covid-19 grimierja kosovare, 28-vjeçarja ishte shtatzënë (Foto-Emri)

Një 28-vjeçare nga Vushtrria e Kosovës ka humbur jetën si pasojë e infektimit me COVID-19.

Mediat Kosovare shkruajnë se bëhet fjalë për grimeren Liberta Selaci, e cila ishte shtatzënë.

Lajmin për vdekjen e saj e ka konfirmuar për Gazetën Express doktoresha e Mjekimit Intensiv, Agreta Gecaj-Gashi.

Për vdekjen e saj kanë njoftuar edhe familjarët. Ata kanë njoftuar se varrimi bëhet sot në varrezat e fshatit në prezencë të familjarëve të ngushtë.

“Te nderuar dashamire, shoqeri e familjare

Liberta na la, mbreme vone ia dorzoi shpirtin Krijuesit fuqiplote bashke me beben, qe e kishte ne barkun e saj e qe e donte aq shume.

Liberta, me e mira prej nesh, luftoi shume, por nuk ia doli.

Shpirtin na e keputi, duke na lene nje varre te hapur per tere jeten ne loçken e zemres sone.

Liberta, per shpetimin e te ciles u lut i tere qyteti, e tere shoqeria e familja jone, do te mbetet kujtimi me i mire e me i dashur ne jetet tona.

Pusho e qete me bebushin tend, e neve na prit atje, ne Xhenetet e Allahut!

Varrimi behet ne varrezat e fshatit Banjske me Dreke ne ora 13:00 ne rreth te ngushte familjar e shoqeror.

Te pame nuk do te kete, pasiqe duhet respektuar vendimi per masat anti Covid-19.

Me dhimbje te thelle,

Familja Selaci dhe Hasani”-shkruajnë familjarët e grimieres.

@tn.lajmelokale
@tetovanews