Ballina Aktualitet Lajme Vijon situata kritike në Kosovë! Regjistrohen 28 viktima dhe 920 raste të...

Vijon situata kritike në Kosovë! Regjistrohen 28 viktima dhe 920 raste të reja me COVID në 24 orë

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 28 viktima si pasojë e COVID-19, raporton Gazeta Express.

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 920 raste të reja të infektuara me këtë virus.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Sot janë shëruar 1.698 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 123.852.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

07 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 15.869 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 938.504 doza të vaksinës.

Deri më sot 318.099 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 10.321 testime, 920 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 28 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 1.698 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 123.852.

Në total numri i rasteve aktive është 24.484.

@tn.lajmelokale
@tetovanews