Ballina Sport Argjentina “çmonton” Uruguain, Brazili ngec tek e dhjeta (VIDEO)

Argjentina “çmonton” Uruguain, Brazili ngec tek e dhjeta (VIDEO)

Argjentina është rikthyer te fitorja, ndërsa Brazili është ndalu pas 10 ndeshjes në një barazim pa gola në transfertë kundër Kolumbisë. Gjithsesi mbetet në vend të parë, me 8 pikë më shumë se ndjekësi më i afërt.

Argjentia e Leo Messi nuk kishte një ndeshje të lehtë, pasi përballej me Uruguain. Gjithsesi ia kanë dalë të fitojnë më rezultatin 3-0. Sulmuesi i PSG ishte ai që zhbllokoi sfidën, me një parabolë që e nisi për asist dhe përfundoi në rrjetë.

De Paul në fundin e pjesës së parë bëri detyrën me një goditje brenda zonës, kurse Lautaro Martinez në pjesën e dytë shënoi edhe golin e tretë për Argjentinën.

Këtë verë ligjin e bënë skuadrat vendase, teksa Kili mposhti 2-0 Paraguain, Venezuela Ekuadorin 2-1 dhe me të njëjtin rezultat triumfoi edhe Bolivia kundër Perusë.

KUALIFIKUESET E BOTËRORIT TË KATARIT

Bolivi-Peru 2-1
Venezuela-Ecuador 2-1
Kolumbi-Brazil 0-0

Argjentinë-Uruguai 3-0
Kili-Paraguai 2-0

/ abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews