Ballina Aktualitet Maqedonia voton, mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale 2021 (VIDEO+LIVE)

Maqedonia voton, mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale 2021 (VIDEO+LIVE)

Sot në Maqedoninë e Veriut mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale 2021. Votimi zhvillohet në komunat ku ka balotazh, gjithsej 44 komuna. Të drejtë vote në 2481 qendra votimi kanë 1.353.990 votues, shkruan Portalb.mk.

Më poshtë ndiqni gjitha zhvillimet e ditës së sotme minutë pas minuti. Klikoni linkun për të marrë më shumë informata.

07:00 – Votimet u hapën. Në një vendvotim (0543) në Dibër ka përsëritje të votimit për kryetar komune dhe këshill, ndërsa në vendvotimin 2957/1 në Shuto Orizarë ka rivotim për anëtarë të këshillit. Gjyk*ata Administrative e anuloi votimin në këto dy vende për votimin në rrethin e parë të zgjedhjeve të 17 tetorit.

Sot nuk ka votim për kryetar komune në Mavrovë-Rostushë dhe në Qendër Zhupë për shkak se nuk është plotësuar pragu ligjor për votim në rrethin e parë të zgjedhjeve për të dalë së paku një e treta e votuesve të regjistruar në Listën Zgjedhore. KSHZ-ja do ta informojë Qeverinë për këto dy komuna, e më pas në Mavrovë-Rostushë dhe Qendër Zhupë do të organizohet përsëritja e votimit për kryetar komune në pajtim me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale. Anëtarët e këshillit janë zgjidhur sepse për to nuk ka prag të votimit.

Për herë të parë këtë vit, votuesit po iden*tifikohen me pajisje biom*etrike të ident*ifikimit të gjurmëve të gishtave ‘fin*gerprint’. Këto pajisje përmbajnë vetëm të dhënat personale të votuesve nga Lista Zgjedhore në vendvotim. Votimi në këtë mënyrë në rrethin e parë shkaktoi probleme dhe rrëmujë në disa vendvotime, prandaj votimi ka vazhduar edhe për gjysmë ore, dhe kutitë u mbyllën në ora 19:30.

Përjashtim nga votimi me aparate ident*ifikimi biom*etrike bëjnë personat që kanë votuar dje: të sëmurët, të pafuqishmit, personat me Covid-19 dhe të izoluar. Të bur*gosurit, të parabur*gosurit, shtëpitë e të moshuarve dhe personat e zhvendosur brenda vendit votuan gjithashtu dje.

@tn.lajmelokale
@tetovanews