Ballina Bota Mbi 500 viktima dhe 100 miliardë dollar dëme nga fatkeqësitë natyrore në...

Mbi 500 viktima dhe 100 miliardë dollar dëme nga fatkeqësitë natyrore në SHBA gjatë 2021

Philip Adams walks through what remains of his living room and kitchen at his hurricane destroyed home in the aftermath of Hurricane Ida, Monday, Sept. 6, 2021, in Lockport, La. (AP Photo/John Locher)

Fatkeqësitë natyrore në SHBA kanë shkaktuar më shumë se 500 viktima dhe mbi 100 miliardë dollarë deri më tani, sipas Shoqatës Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike. Në nëntë muajt e parë të vitit 2021, SHBA është përballur me 18 fatkeqësi që i kanë kushtuar më shumë se një miliard dollarë secila, sipas një raporti nga Qendrat Kombëtare të NOAA.

Ky është viti i shtatë radhazi që SHBA-ja është përballur me më shumë se 10 fatkeqësi natyrore. Vetëm në shtator, SHBA-ja u përball me përmbytjet e uraganit Ida, Nikolas, thatësirat e vazhdueshme dhe zjarret që prekën Perëndim,” tha NOAA.

In a satellite image provided by Maxar Technologies, the stadium for the Somerset Patriots Double-A baseball team is partially flooded by overflow from the Raritan River on Thursday, Sept. 2, 2021, in Bridgewater Township, N.J., the day after torrential rain from the remnants of Hurricane Ida drenched the area. A railroad line to the left of the stadium is submerged. (Maxar Technologies via AP)

Nga këto fatkeqësi, 538 persona kanë humbur jetën deri më tani. Ky është “më shumë se dyfishi i numrit të vdekjeve sesa nga të gjitha ngjarjet që ndodhën në vitin 2020”, theksohet në raport./abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews