Ballina Bota Mbretëresha britanike anulon vizitën në Irlandën Veriore, pas këshillave mjekësore

Mbretëresha britanike anulon vizitën në Irlandën Veriore, pas këshillave mjekësore

Mbretëresha Elizabetë II e Britanisë së Madhe e ka anuluar një udhëtim në Irlandën Veriore dhe “ka pranuar jo me qejf këshillat mjekësore për të pushuar gjatë ditëve në vijim”, ka thënë Pallati Buckingham.

Monarkja 95 vjeçare do të qëndrojë në Kështjellën Windsor, por megjithatë pritet të marrë pjesë në konferencën për ndryshimet klimatike COP26 që do të mbahet në Glasgow gjatë këtij muaji.

Mbretëresha Elizabetë II është në “disponim të mirë”, por “e zhgënjyer” që i është dashur ta anulojë këtë vizitë, ka thënë Pallati Mbretëror.

Mbretëresha britanike duhet ta fillonte vizitën dyditore gjatë të mërkurës, njofton Klankosova.tv.

Monarkja me mbretërimin më të gjatë në vend ka marrë pjesë në disa ngjarje gjatë ditëve të fundit, duke organizuar madje edhe një Samit Global të Investimeve në Kështjellën Windsor gjatë mbrëmjes të martën.

Gjatë të martës u bë gjithashtu e ditur se Mbretëresha ka refuzuar çmimin “Personi i moshuar i vitit” nga revista me të njëjtin emër, duke thënë se “je aq e vjetër sa ndjehesh”.

@tn.lajmelokale
@tetovanews