Ballina Bota Pakti AUKUS, Franca rikthen ambasadorin në Australi: Duhen vepra dhe jo fjalë

Pakti AUKUS, Franca rikthen ambasadorin në Australi: Duhen vepra dhe jo fjalë

Ambasadori francez në Australi, i cili u tërhoq nga Parisi pas anulimit të një kontrate të madhe për blerjen e nëndetëseve franceze, do të kthehet në Canberra, njoftoi sot kreu i diplomacisë franceze.

“I kërkova ambasadorit tonë të kthehej në Canberra me dy misione, për të ndihmuar në ripërcaktimin e kushteve të marrëdhënies sonë me Australinë në të ardhmen dhe për të mbrojtur fuqishëm interesat tona në zbatimin e prekshëm të vendimit të Australisë për të përfunduar në programin e nëndetëseve të ardhshme“, tha ai.

Megjithatë, Jean-Yves Le Drian tha se kishte bisedime të sinqerta dhe kuptimplota me Sekretarin e Shtetit të SHBA Anthony Blinken, i cili po viziton Parisin këtë javë.

“Kriza është serioze, nuk është zgjidhur thjesht sepse ne kemi përsëritur dialogun. Për të dalë prej saj, ne do të kemi nevojë për veprime jo për fjalë” theksoi ai duke shtuar se të dy palët po punojnë për të arritur rezultate deri në fund të tetorit.

Çfarë është Aukus?

Kjo është ndoshta marrëveshja më e rëndësishme e sigurisë midis tre kombeve që nga Lufta e Dytë Botërore, thonë analistët. Pakti do të përqendrohet në aftësinë ushtarake, duke e ndarë atë nga aleanca e inteligjencës Five Eyes, e cila gjithashtu përfshin Zelandën e Re dhe Kanadanë.

Marrëveshja, shkatërroi paktin miliarda dollarë që Franca kishte nënshkruar me Australinë për nëndetëset. Pakti midis Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar për t’i siguruar teknologji Australisë për të ndërtuar nëndetëse bërthamore u përshkrua nga Franca si një “thikë në shpinë“.

/Abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews