Ballina Aktualitet Presidenti bullgar Rumen Radev: Nëse nga regjistrimi nuk dalin mbi 120 mijë...

Presidenti bullgar Rumen Radev: Nëse nga regjistrimi nuk dalin mbi 120 mijë bullgarë nuk do t’i lejojmë bisedimet

Presidenti bullgar Rumen Radev në Samitin e Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor në Slloveni kërkoi përsëri një seri të gjatë kushtesh. Ai tha se nëse në regjistrimin e popullsisë së Maqedonisë së Veriut nuk janë mbi 120 mijw të regjistruar si bullgar, ata nuk do të lejojnë të nisin bisedimet. Radev kërkoi që Maqedonia e Veriut ta njohë të vërtetën historike siç ka bërë edhe me Greqinë, ndërsa qytetarët bullgarë të përshihen në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut.

Rumen Radev, president i Bullgarisë

“Më shumë se 120,000 qytetarë të Republikës së Maqedonisë janë gjithashtu shtetas të Republikës së Bullgarisë, bazuar në vullnetin e tyre të qartë dhe dokumentet e paraqitura objektive të origjinës. Dhjetëra mijëra janë duke pritur për pasaportat e tyre bullgare dhe ne presim që ai realitet të reflektohet në regjistrimin e popullsisë në Republikën e Maqedonisë”.

Komisioni Evropian nuk i përkrah deklaratat e presidentit bullgar Rumen Radev lidhur me numrin e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut që sipas tij duhet konfirmuar me regjistrimin e popullsisë. Zëdhënësja e Komisionit Evropian Dana Spinant tha se asnjë vend nuk ka të drejtë të përzihet në çështjet e brendshme të një vendi tjetër.

KOMISIONI EVROPIAN

“Asnjëherë nuk është e pranueshme që një shtet t’i diktojë çfarëdo qoftë një shteti tjetër. Në rastin e regjistrimit të popullsisë në Maqedoninë e Veriut, bëhet fjalë për çështje metodologjike. Ne duam që sa më shpejtë të zgjidhet çështja bilaterale për të cilën Bullgaria nuk e përkrah mbajtjen e konferencës ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut”.

Ndërkaq, kryeministri Zoran Zaev, ndaj deklaratave të tilla, u përgjigj se veprimet e Radev janë një fyerje për qytetarët maqedonas.

@tn.lajmelokale
@tetovanews