Ballina Aktualitet S K A N D A L i madh – Aktivistë të...

S K A N D A L i madh – Aktivistë të sektorit civil publikojnë listat e qindra kontratave të Komunës së Tetovës ku dyshohet për blerje votash (DOKUMENT)

Aktivistët e njohur politik Artan Dika, Donika Bakiu dhe Ngadhnjim Mehmeti publikojnë lista ku shihen pagat e qindra kontratave të Komunës së Tetovës, me qytetarë, me të cilat këta aktivistë dyshojnë se blihen vota. Me lista konkrete dhe linqe nga institucione shtetërore (qasje në informacion publik) ku shihen pagesat ndaj disa personave fizik, për muajin shtator të vitit 2021, të cilat burojnë nga kontratat e Komunës së Tetovës, aktivistët në fjalë ngrejnë dyshimin se në këtë mënyrë “Agjenda e gjelbërt blen votat”.

“Nuk është as punë agjende e gjelbër, as punë agjende e kaltër. Është punë parash, vjedhjesh, hajnish në formë tenderash, honoraresh e përfitimesh si kjo lista këtu vetëm për muajin shtator 2021 në prag të zgjedhjeve. Me qindra përfitues që Komuna e Tetovës u ka shpërndarë para nga taksat e mbledhura nga populli. Mes tyre do gjeni edhe emra që do ju habisin.

Sot votat nuk blehen me 500 e 1000 denarë si dikur, e as me paratë e partisë. Sot votat blehen me 130-500 euro, me paratë e popullit nën maskën e honorareve, subvencioneve dhe tenderave. … dhe prap me gjithë votat e LSDM-së, do mbetet në 28% …
Koha për ta ndëshkuar të dielën!

P.S. Listën e keni të bashkëngjitur në komentin e Donika Bakiut sepse teknikisht më del e pamundur ta postoj si pjesë e bashkëngjitur e postimit..” thuhet në postimin në rrejtin social të mjekut të njohur Artan Dika. Bashkangjitur në komente janë listat nga aktivistja Donika Bakiu, ndërsa aktivisti nga Lëvizja më Mirë për Tetovën ka bashkangjitur në koment link nga nga faqja qeveritare për transparencë financiare ku mund të shihen të gjitha dokumentet publike të pagesave.

Status i plotë:

Nuk është as punë agjende e gjelbër, as punë agjende e kaltër. Është punë parash, vjedhjesh, hajnish në formë tenderash, honoraresh e përfitimesh si kjo lista këtu vetëm për muajin shtator 2021 në prag të zgjedhjeve. Me qindra përfitues që Komuna e Tetovës u ka shpërndarë para nga taksat e mbledhura nga populli. Mes tyre do gjeni edhe emra që do ju habisin.

Sot votat nuk blehen me 500 e 1000 denarë si dikur, e as me paratë e partisë. Sot votat blehen me 130-500 euro, me paratë e popullit nën maskën e honorareve, subvencioneve dhe tenderave.

… dhe prap me gjithë votat e LSDM-së, do mbetet në 28% …
Koha për ta ndëshkuar të dielën!

P.S. Listën e keni të bashkëngjitur në komentin e Donika Bakiut sepse teknikisht më del e pamundur ta postoj si pjesë e bashkëngjitur e postimit.

Kryetarja Teuta Arifi të prononcohet për dyshimet për keqpërdorime financiare që u zbuluan në komunë me ndihmën e USAID dhe IRI

Më mirë për Tetovën

🔴 Kryetarja Teuta Arifi të prononcohet për dyshimet për keqpërdorime financiare që u zbuluan në komunë me ndihmën e USAID dhe IRI.

⚫️ Në dy javët e fundit qytetarët e Tetovës dhe opinioni publik janë të shqetësuar në lidhje me pagesat e realizuara nga Komuna e Tetovës, që janë të publikuara në faqen e Ministrisë për Financa (https://bit.ly/3ChO3wC).

⚫️ Lista “Më mirë për Tetovën” falënderon USAID North Macedonia & International Republican Institute (IRI) për mundësinë që të përballemi me të vërtetën e keqpërdorimit të parave dhe taksave tona nga udhëheqësia e papërgjegjshme e Komunës.

⚫️ Kurse nga kryetarja aktuale Teuta Arifi kërkojmë që para raundit të dytë zgjedhor publikisht të arsyetojë para qytetarëve çdo kontratë që është nënshkruar dhe të sqarojë për çfarë lloj angazhimi/shërbimi bëhet fjalë. Qytetarët kanë denoncuar raste me emra dhe mbiemra ku familjarë dhe miq të kryetares, si dhe famijlarë dhe të afërm të udhëheqësisë së Komunës kanë pranuar të ardhura nga Komuna, ndërsa të njejtit nuk kryejnë ndonjë funksion në Komunë, janë të angazhuar në vende tjera pune, ose jetojnë dhe veprojnë në shtete tjera, gjegjësisht nuk janë fizikisht prezent në shtet.

⚫️ Keqpërdorimi financiar ka emër dhe mbiemër. Me qindra mijëra euro para të tetovarëve janë grabitur ndër vite për të paguar familjarë e miq në dëm të qytetit. Ky lloj i keqpërdorimit nuk i shërben askujt tjetër përveç se interesave grupore dhe klanore dhe i dëmton qytetarët e rëndomtë duke i anashkaluar nevojat e tyre bazike për investime si: parqe e kënde për fëmijë, makineri për pastrimin e qytetit, infrastrukturë rrugore, ujësjellës, kanalizime, gjelbrim, shesh.

🔴 Kërkojmë nga Avokati i Popullit dhe organet e hetuesisë që të reagojnë urgjentisht, dhe në bazë të denoncimeve të inicojnë procedurë hetimore për vepër penale për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe dëmtim të buxhetit të Komunës së Tetovës.
👉 https://open.finance.gov.mk/mk/search?recipient=&payer=&term=769014090863712&payerEDB=&recipientEDB=&global_btn=global

@tn.lajmelokale
@tetovanews