Ballina Bota Shifrat e Covid mbeten të larta në Greqi/ 2,383 të infektuar dhe...

Shifrat e Covid mbeten të larta në Greqi/ 2,383 të infektuar dhe 41 humbje jete

Në 24 orët e fundit në Greqi janë regjistruar 2,383 raste të reja me koronavirus si dhe 41 humbje jete.

Prej rasteve të reja, autoritetet e Shëndetit në vend njoftuan se tetë janë identifikuar në kontrollet e bëra në pikat hyrëse të vendit. Ndërsa totali i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë shkon në 679,157.

Nga numri i përgjithshëm i të infektuarve, 50.9% janë burra. Ministria e Shëndetësisë në vend bën të ditur se nga pacientët që janë të intubuar, 287 janë të pavaksinuar. Nga ana tjetër, me rastet e sotme fatale, numri i përgjithshëm i viktimave në vend shkon në 15,177.

@tn.lajmelokale
@tetovanews