Ballina Sport Shqiptarët lënë gjurmë në Challenge League: Balaj e Remizi shënojnë, Rudhani asiston...

Shqiptarët lënë gjurmë në Challenge League: Balaj e Remizi shënojnë, Rudhani asiston dy herë

Challenge League, apo kategoria e dytë e futbollit zviceran, njihet si çerdhe e lojtarëve shqiptarë.

Në të dy ndeshjet që sot ishin në program, futbollistë tanë lanë gjurmë me gola dhe asistime.

Në përballjen mes Lausanne Ouchy dhe Aaraut që u mbyll 0-2, sulmuesi pejan Liridon Balaj ka gjetur golin, ndërsa shoku i tij i skuadrës, Donat Rrudhani ka asistuar në të dy golat.

Edhe në takimin Thun – Winterthur të mbyllur po ashtu 0-2, njëri nga golat e skuadrës mysafire u shënua nga një futbollist shqiptar, Semir Remizi.

Winthertur është në vendin e parë me 21 pikë, ndërsa Aarau është i dyti me 18 pikë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews