Ballina Sport Supergol nga Broja, Shqipëria shënon fitore ndaj Hungarisë dhe vazhdon ëndrrën “Katar...

Supergol nga Broja, Shqipëria shënon fitore ndaj Hungarisë dhe vazhdon ëndrrën “Katar 2022” (VIDEO)

Shqipëria fiton ndaj Hungarisë me shifrat 1-0. Golin e takimit e shënoi Broja në minutën e 80′

Shqipëria ka arritur një fitore madhështore ndaj Hungarisë. Kuqezinjtë kanë shënuar një fitore minimale në Puskás Aréna. Golin e vetëm në këtë ndeshje të vlefshme e shënoi, Armando Broja.

Broja realizoi një supergol pas një super solo aksioni në minutën e 80-të të takimit.Shqipëria pozicionohet e dyta me këtë fitore dhe shkon në kuotën e 15 pikëve, një më shumë se Polonia që është kundërshtari direkt i Shqipërisë për këtë pozitë.

Goli i Brojës në minutën e 80-të, i siguroi Shqipërisë fitoren e radhës në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Botërorin e vitit 2022.

Shqipëria arriti si mysafir të fitojë kundër ekipit të Hungarisë në stadiumin “Pushkas Arena”, 0-1. Kjo fitore i siguroi pikën e 15-të Kombëtares së Shqipërisë, duke e konfirmuar vendin e dytë në grupin I, derisa në vendin e parë gjendet Anglia me 19 pikë, ndërsa Polonia e treta me 14 pikë.

Këto janë tri ndeshjet e fundit të Shqipërisë në kuadër të Grupit I:

Shqipëri-Poloni 12 tetor

Angli – Shqipëri 12 nëntor

Shqipëri – Andorra 15 nëntor

Tri ndeshjet e radhës të Polonisë:

Shqipëri – Poloni 12 tetor

Andorra – Poloni 12 nëntor

Poloni – Hungari 15 nëntor

Vendit të dytë në tabelë i mundësohet gara për kualifikim në Kampionatin Botëror 2022, garë që do të zhvillohet në Katar.

@tn.lajmelokale
@tetovanews