Ballina Sport VIDEO/ Brazili rikthehet me “poker” te fitorja, triumfojnë Kili e Argjentina

VIDEO/ Brazili rikthehet me “poker” te fitorja, triumfojnë Kili e Argjentina

Brazili është një hap larg kualifikimit në Botërorin Katar 2022, pasi ka marrë një tjetër fitore dhe kryeson grupin me 31 pikë, 6 më shumë se Argjentina e vendit të dytë që gjithashtu ka fituar mesnatën e sotme.

Kombëtarja “Samba” mposhti Uruguain me rezultatin 4-1 dhe Neymar ishte ai që e zhblloi ndeshjen, ndërkohë që dha edhe dy asiste. Raphnihna realizoi edhe dy gola të tjera, ndërsa kundërpërgjigja e Luis Suarez me goditje dënimi erdhi vonë.

https://youtu.be/n7-RReFPXag

Brazili realizoi edhe golin e katërt me Gabigol dhe mori fitoren e 10-të në 11 ndeshje. Tre pikë për edhe Argjentinën, që iu fal një goli të Lautaro Martinez kundër Perusë. Miqtë humbën mundësinë e artë për të barazuar me një penallti dhe skuadra e Scaloni mori pikët e plota.

Ringjallet Kili, që lukuidoi 3-0 Venezuelën dhe afrohet me skuadrat që luftojnë për një vend në Botëror. Pulgar realizoi dy herë në pjesën e parë, kurse Brereton i dha fund takimit me golin e tretë. E vetmja ndeshje që përfundoi në barazim ishte Kolumbi-Ekuador, me rezultatin 0-0. / abcnews.al

Argjentinë-Peru 1-0
Kili-Venezuela 3-0
Brazil-Uruguai 4-1

Bolivi-Paraguai 4-0
Kolumbi-Ekuador 0-0

Artikulli paraprakDita e fundit e fushatës, Besa e mbyll në Tetovë
Artikulli tjetërUlen ndjeshëm parashikimet për zhvillimin ekonomik në vjeshtë në Gjermani