Ballina Shëndeti Koronavirusi Austria mbyllet për 20 ditë, në shkurt vaksinimi i detyruar

Austria mbyllet për 20 ditë, në shkurt vaksinimi i detyruar

Austria bëhet vendi i parë në Europian që aktivizon mbylljen e plotë kombëtare për 20 ditë duke filluar që nga e hëna e ardhshme, për shkak të numrit të lartë të infektimeve ditore me Covid. Mbyllja për momentin parashikohet të zgjasë deri në 12 dhjetor, vetëm shkollat do të qëndrojnë hapur, por fëmijët do të mund të zgjedhin dhe të mësojnë nga shtëpia.

Ministri austriak i shëndetësisë u shpreh se askush nuk e do bllokimin e vendit por është mjeti më efikas në dispozicion. Ai shtoi se qytetarët duhet të respektojnë masat, të reduktojnë kontaktet dhe të tregohen të kujdesshëm.

Rreth 65% e popullsisë është totalisht e vaksinuar, por kjo është përqindja më e ulët në Europën perëndimore. Numri i infektimeve është më i larti në kontinent, me pothuajse një mijë infektime çdo 110 mijë banorë.

Gjithashtu qeveria austriake paralajmëroi se në muajin shkurt të 2022-shit vaksinimi kundër Covid do të jetë i detyrueshëm për çdo banor. /abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews