Ballina Sport Belgjika i bashkohet Botërorit të Katarit, Holanda duhet të presë dhe ndeshjen...

Belgjika i bashkohet Botërorit të Katarit, Holanda duhet të presë dhe ndeshjen e fundit

Holanda ka bërë një hap fals në ndeshjen e radhës eliminatore të Botërorit 2022 duke barazuar 2-2 përballë ekipit të Malit të Zi.

Ndonëse “Tulipanët” udhëhiqnin 0-2, ballkanasit gjetën forcën dhe barazuan në 10 minutat e fundit të takimit, duke shtyrë festën te holandezët për kualifikimin në Botëror

Tashmë, holandezëve iu duhet të luajnë ndeshjen e fundit eliminatore në shtëpi përballë Norvegjisë, të cilët gjithashtu kanë ambiciet e tyre për të prekur Katar 2022.

Belgjika është ekipi tjetër që tashmë ka siguruar një vend në Botëror. Një ndeshje para fundit të eliminatoreve belgët mundën me rezultatin e pastër 3-1 ekipin e Estonisë, duke u shkëputur 5 pikë nga vendi i dytë.

Në ndeshjen tjetër të kësaj mbrëmje Franca shpartalloi 8-0 Kazakistanin ndonëse biletën e Botërorit e kishte prerë disa javë më parë me fitoren e finales së Ligës së Kombeve.

Artikulli paraprakIdentifikohen mbi 8 mijë e 500 raste të reja me koronavirus në Itali, në 24 orët e fundit humbin jetën 53 pacientë
Artikulli tjetërRritja e infektimeve nga koronavirusi, OBSH kërkon rikthimin e masave në disa shtete