Ballina Bota Breshër i madh në Turaif dhe Tabuk të Arabisë Saudite (VIDEO)

Breshër i madh në Turaif dhe Tabuk të Arabisë Saudite (VIDEO)

Mot i keq, me breshër dhe borë ka kapluar zonën veriore të Arabisë Saudite. Video të shumta janë publikuar me pamjet e sotme nga qyteti Turaif, i zbardhur nga breshri dhe bora.

Turaif është një qytet në provincën kufitare veriore (i njohur gjithashtu si Al-Hudud ash Shamaliyah) të Arabisë Saudite, afër kufirit me Jordaninë.

https://youtu.be/ZfmrJXiGNNE

E njëjta situatë ishte dje në qytetin Tabuk, gjithashtu i përfshirë nga rreshjet e shumta të breshrit, borës dhe shiut, që shkaktuan përmbytje në zonë

Tabuk është kryeqyteti i Rajonit Tabuk në veriperëndim të Arabisë Saudite . Ka një popullsi prej 667,000 (që nga viti 2021). Ai është afër kufirit ne Mbretërinë Hashemite të Jordanisë.

https://youtu.be/-vVjJEPHZ-0