Ballina Bota ‘Bum’ infektimesh nga COVID në Greqi, 6.565 raste të reja, 78 vdekje...

‘Bum’ infektimesh nga COVID në Greqi, 6.565 raste të reja, 78 vdekje dhe 621 të intubuar

Presioni në sistemin shëndetësor grek vazhdon të jetë intensiv, pasi 621 pacientë janë të shtruar me intubacion për shkak të koronavirusit. Prej tyre, 503 janë të pavaksinuar ose pjesërisht të vaksinuar. Në të njëjtën kohë, ditën e djeshme, pranimet në spitale të pacientëve të rinj me koronavirus arritën në 511.

Sipas autoriteteve shëndetësore, në 24 orët e fundit janë evidentuar 6565 raste të reja dhe kanë vdekur 78 pacientë, me numrin total të viktimave nga pandemia në 17693.

Më së shumti rastet ndodhen në Atikë me 1750 dhe Selanik me 1148, ndërsa rritje vërehet në Akai me 253. Shqetësim ka për Evros me 156 infeksione të reja, Kozani me 162, Larisa me 208, Magnezia me 158, Pella me 111, Serres me 124 dhe Fthiotida me 133.

@tn.lajmelokale
@tetovanews