Ballina Aktualitet Rajoni DETAJE PËR TRAZIRAT E DJESHME NË MOSTAR: Policia qëllon në ajër për...

DETAJE PËR TRAZIRAT E DJESHME NË MOSTAR: Policia qëllon në ajër për të qetësuar huliganët, shikoni videon

Gjatë përleshjes së tifozëve në Mostar janë plagosur disa persona, mes të cilëve dy policë.

Një i ri është në rrezik për jetën. Qytetarët kanë filmuar nga shtëpitë e tyre se si dukej ky konflikt, në të cilin policia ndërhyri duke qëlluar në ajër.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kantonit Hercegovinë-Neretva, Ljudevit Marić, ka konfirmuar për Klix.ba se ka pasur një përballje mes tifozëve në të cilën ata kanë përdorur gurë, mjete piroteknike dhe sende të tjera që huliganët mund t’i gjenin në rrugë, transmeton Tetova News.

Kjo duket edhe në regjistrimin ku shihet edhe policia që tenton të qetësojë situatën duke i qëlluar në ajër.

Përveç pjesëtarëve të Ministrisë së Brendshme të kantonit, në terren kanë dalë edhe forcat speciale të Njësisë Mbështetëse, të cilët me shumë përpjekje kanë qetësuar huliganët.

Pas qetësimit të situatës, në rrugë shiheshin gjëra të dukshme të shkatërruara gjatë trazirave dhe në një vend vërehej gjak.

@tn.lajmelokale
@tetovanews