Qeveria e Maqedonisë së Veriut shpalli tre ditë zie në të gjithë territorin për shkak të tragjedisë së shkaktuar nga aksidenti i autobusit me shtetas të Maqedonisë në Bullgari. Flamujt janë ulur në gjysmështizë.
24 nëntori do të shpallet ditë zie kombëtare në shtetin fqinj, ku humbën jetën 45 qytetarë të Maqedonisë së Veriut. Këtë e ka bërë të ditur zv. kryeministri Galab Donev në Varna. Në këtë mënyrë do të nderohet viktimat e dy tragjedive – zjarrit në shtëpinë e të moshuarve në fshatin Rojak dhe aksidentit të rëndë të autobusit në autostradën e Strumës, përcjell INA.
Edhe Kosova sot do të jetë në ditë zie, pasi që Presidentja Vjosa Osmani, në mbështetje të legjislacionit në fuqi, ka marrë vendim që të mërkurën, me 24 nëntor 2021, të shpallet ditë zie shtetërore siç thuhet “në shenjë solidarizimi dhe nderimi të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, shumica dërmuese bashkëkombas tanë, të cilët kanë humbur jetën tragjikisht në aksident trafiku në Bullgari.”
Në mëngjesin e ditës së martë, 46 persona, kryesisht shtetas të Maqedonisë së Veriut kanë vdekur pasi një autobus është përfshirë nga flakët në një autostradë në perëndim të Bullgarisë. Në mesin e viktimave janë 12 fëmijë ndërsa shtatë veta i kanë mbijetuar aksidentit që për trajtim në spitalin e kryeqytetit Sofje.(
https://youtu.be/XfXJqRjD6Lc