Ballina Bota Emigrimi në Gjermani, 7-fishohet numri i emigrantëve, tani shkojnë familjarisht (VIDEO)

Emigrimi në Gjermani, 7-fishohet numri i emigrantëve, tani shkojnë familjarisht (VIDEO)

Gjermania mbetet ndër vendet e preferuara nga shqiptarët për emigrim. Këtë fakt e vërtetojnë jo vetëm kërkesat e larta nga vendi ynë për të emigruar atje, por edhe shifrat e shqiptarëve të regjistruar në Gjermani.

Vetëm në landin e Vestfalisë numri i emigrantëve të regjistruar është 7-fishuar nga viti 2013. Këto të dhëna i jep Konsullja shqiptare e nderit në Gjermania, Anduena Stephan.

“Sidomos pas vitit 2013 dhe me liberalizimin e vizave kemi një zhvendosje të trendit. Nga 14 mijë shqiptarë të regjistruar ë ardhur rishtas në landin tonë, sot jemi në 73 mijë. Kjo nuk vërehet në emigracionin e Serbisë, Kosovës apo Maqedonisë së Veriut”.

Vitet e fundit, sipas Stephan, shqiptarët organizohen duke ardhur në bazë të aplikimeve dhe kontratave, por ajo që shikohet me shqetësim është fakti që shqiptarët tani po zhvendosen familjarisht drejt Gjermanisë.

“Pas rënies së numrit të azilkërkuesve dhe shpalljes së Shqipërisë si vend i sigurt, kemi rritje të kërkesave për të ardhur si emigrantë të rregullt për profesione të ndryshme që kërkohen në tregun e punës këtu, por kemi një lëvizje migratore familjare. Pra kemi lëvizje të dy brezash, prindi bashkë me fëmijët. Më parë vinte një person, kryefamiljari që nuk e ka pasur në fokus bashkimin familjar”.

Rritja e investimeve në Shqipëri dhe natyrisht kualifikimi i krahut të punës, mund të parandalojë këtë hemorragji dhe të rrisë të ardhurat për familjet shqiptare.

Artikulli paraprakGripi vjen në Shqipëri, identifikohen dy raste me AH1N1, ngatërrohet me Covidin
Artikulli tjetërVIDEO/Humbja në zgjedhjet lokale, Kurti: Rezultat jo i kënaqshëm, faj i disa defekteve të brendshme