Ballina Bota Gazetarja gjendet e vdekur në dhomën e hotelit, mister rrethanat e ngjarjes....

Gazetarja gjendet e vdekur në dhomën e hotelit, mister rrethanat e ngjarjes. Hetuesit të bindur që është vrasje

Një gazetare e stafit të BBC është gjetur e vdekur në ambientet e një hoteli në Nairobi, të Kenias, të premten që lamë pas. Ajo është Kate Mitchell, një shtetase britanike që punonte për BBC Media Action në disa shtete të ndryshme të kontinentit afrikan.

Policia në Kenia ka nisur një hetim në lidhje me ngjarjen e ndodhur në kryeqytetin Nairobi.

Nga të dhënat paraprake nuk mendohet se vdekja e gazateras mund të ketë lidhje me një vrsja të kryer për shkak të profesionit.

Teksa rrethanat e sakta të vdekjes së saj mbeten të paqarta, policia bëri me dije se po e konsideronte atë si një vrasje dhe jo një vdekje natyrale.

“Fajtori i dyshuar… u hodh nga kati i tetë i hotelit, pasi ndjeu se sigurimi i hotelit mund të ishte pas tij,” u tha gazetarëve komandanti i policisë rajonale të Nairobit, Augustine Nthumbi.

“Ne jemi të gjithë të tronditur dhe të tmerruar nga ky lajm i tmerrshëm”, tha në një deklaratë CEO e BBC Media Action, Caroline Nursey.

“Kate ishte një anëtare shumë e dashur e stafit, e cila punonte si Menaxhere e Lartë e Projektit dhe kishte qenë me ne për 14 vite. Ajo ishte e njohur në të gjithë organizatën tonë, veçanërisht nga ekipet tona në Etiopi, Sudanin e Jugut, Zambia dhe Londër.

I dërgojmë ngushëllimet tona më të thella familjes dhe miqve të saj të shumtë në mbarë botën”, shtoi ajo.

Vëllai i saj Peter tha: “Kate ishte një vajzë, motër dhe shoqe shumë e dashur dhe ne sapo kemi filluar të kuptojmë përmasat e humbjes së saj. Rrethanat rreth vdekjes së saj janë ende duke u hetuar dhe ne do t’ju kërkojmë të injoroni spekulimet në shtyp dhe në media sociale. I kërkojmë të gjithëve që të respektojnë privatësinë e familjes sonë, teksa pikëllojmë humbjen e Kate”.

@tn.lajmelokale
@tetovanews