Ballina Kronika “Hajde këtu tani”! Dëshmitë rrëqethëse: Matias u përpoq të shpëtonte nga babai...

“Hajde këtu tani”! Dëshmitë rrëqethëse: Matias u përpoq të shpëtonte nga babai duke vrapuar

Vrasja e fëmijës me origjinë shqiptare nga i ati ka shkaktuar tronditje të fortë në Itali. Mediat përtej Adriatikut kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi në Viterbo, ku polaku Mirko Tomkow 44-vjeç i martuar me një vajzë shqiptare u arratis nga spitali COVID, shkoi në shtëpi dhe vrau djalin e tij 10-vjeç me thikë.

Një fqinj i familjes tregoi të gjithë skenën me dëshmi rrëqethëse.

“Dëgjova fëmijën duke zbritur shkallët. Dhe babai i bërtiste “Matias, hajde këtu! Eja këtu!“. Iu afrova derës duke menduar “Nëse duhet ta lë të hyjë”. Pastaj heshtje. Matias ka qenë gjithmonë një fëmijë i bindur.

Ai do të kthehet, imagjinova. Pas pak, ishte tashmë errët jashtë, dëgjoj përsëri të bërtitura. Mendova do të jetë ai pijaneci, burri që po rreh Mariolën. Kështu që unë njoftova 112” tregoi ai.

Ende mister mbetet fakti se kush i ka hapur derën polakut. Nuk ka shenja se dera është hapur me forcë. A e hapi fëmija derën? Apo Mirko Tomkow kishte ende një çelës me vete?

Hetimi është kompleks. Një zyrtar i policisë tregoi se e njihte gjendjen ku ndodhej familja, shqiptarja me të birin pas urdhrit të gjykatës që ndaloi polakun që t’i afrohej pas akuzave për dhunë.

“E kam takuar herën e fundit të hënën. Ajo më tha se gjithçka ishte mirë dhe burri i saj nuk u shfaq më kurrë” tha ai. Nëna e 10-vjeçarit ndodhet në spital në gjendje shoku pas humbjes së djalit, të cilin e gjeti pajetë dhe të gjakosur./ db/Abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews