Ballina Bota Irakianët të bllokuar në kufi mes Polonisë dhe Bjellorusisë, Bagdadi organizon fluturime...

Irakianët të bllokuar në kufi mes Polonisë dhe Bjellorusisë, Bagdadi organizon fluturime riatdhesimi

Qeveria irakiane ka njoftuar se të enjten do të organizojë fluturimin e parë të riatdhesimit, mbi baza “vullnetare”, për qytetarët e saj të bllokuar në kufirin midis Polonisë dhe Bjellorusisë.

“Iraku do të kryejë fluturimin e parë për ata që dëshirojnë të kthehen vullnetarisht më 18 nëntor”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Ahmed al-Sahaf.

Mijëra emigrantë janë bllokuar në kushte gjithnjë e më të vështira në kufirin Bjellorusi-Poloni. Të shtunën, një grup prej rreth 50 emigrantësh arritën të shkatërrojnë një gardh dhe të enden për disa orë në territorin polak, derisa ata u arrestuan nga rojet kufitare. Emigrantët më pas u transportuan përsëri përtej kufirit në Bjellorusi. g.v/abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews