Ballina Bota Itali – Breshër si gurë në Niscemi të Siçilisë. Kryebashkiaku mbyll shkollat...

Itali – Breshër si gurë në Niscemi të Siçilisë. Kryebashkiaku mbyll shkollat (VIDEO+FOTO)

Niscemi është një qytet italian me 25 588 banorë të konsorciumit të lirë komunal të Caltanissetta-s në Siçili.

Qyteti i Niscemit u  g o d i t  mbrëmë nga stuhi e fortë breshri, e cila bëri që kryebashkiaku Massimiliano Conti të urdhërojë mbylljen e shkollave të të gjitha niveleve për ditën e mërkurë, 17 nëntor.

Breshër në madhësinë e gurëve kanë  g o d it u r  qytetin dhe disa rrugë janë mbuluar me një batanije të bardhë akulli. Rrugët u pushtuan nga uji dhe mbeturinat gjatë kohës së reshjeve të mëdha.

“Pas rrebeshit shumë të fortë të breshrit dhe reshjeve të vazhdueshme të shiut është e nevojshme të sigurohet kontrolle dhe për këtë shkollat do të qëndrojnë të mbyllura nesër në datën 17”, tha kryebashkiaku.

Rrugët e mbuluara nga një shtresë kompakte akulli të bardhë, makina të bllokuara, buldozerë në punë: një skenë që të kujton një reshje dëbore në një fshat alpin, nëse nuk do të ishte ai i portretizuar në foto dhe video se është Niscemi, në provincën e Caltanissetta, dhe bllokimi i makinave ishte nga një stuhi e  dh u n sh m e  breshëri.

https://youtu.be/h9V3Hp0ey4A

Mot i trazuar ka kapluar Siçilinë qendrore dhe lindore dje dhe sot, duke u shoqwruar me fenomene intensive si tornado, stuhi vetëtimash dhe stuhi të forta breshri, përfshirë atë që goditi Niscemin mbrëmë.

Tornado të shumta dje dhe sot në Siçili:

https://youtu.be/A22KVcyvx1Q

TORNADO në Licata:

https://youtu.be/-y65QSnbRUk

Tornado në Sciacca:

https://youtu.be/vApk1vqVJZ8

Tornado në Selinunte:

https://youtu.be/JIodTElWxcY

Tornado shkatërrimtare në Comiso, Ragusa:

@tn.lajmelokale
@tetovanews