Ballina Aktualitet Rajoni Kurti takohet me zëvendëspresidenten e SHBA-së, Kamala Harris (FOTO)

Kurti takohet me zëvendëspresidenten e SHBA-së, Kamala Harris (FOTO)

Kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar takime të shumta në kuadër të Forumit të Paqes që po mbahet në Paris.

Kurti përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se ka zhvilluar një takim edhe me zëvendëspresidenten e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kamala Harris.

Kurti u prit në një darkë solemne edhe nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Kryeministri i Kosovës diskutoi për bashkëpunim dhe paqe edhe me presidentin e Malit të Zi, Milan Gjukanoviq, me anëtarin e Presidencës së Bosnjës, Zheljko Komshiq, me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel e zëvendëspresidentin e Komisionit Evropian, Josep Borrell.

@tn.lajmelokale
@tetovanews