Ballina Top Lajm Kush mund të udhëtojë në Gjermani tani? Ja përgjigjet për pyetjet më...

Kush mund të udhëtojë në Gjermani tani? Ja përgjigjet për pyetjet më të rëndësishme

Situata epidemiologjike në Gjermani është dramatike. Çfarë do të thotë të hysh në vend? Kush duhet të futet në karantinë? Ku mund të udhëtohet brenda Gjermanisë? DW jep përgjigje për pyetjet më të rëndësishme, të përshtatura në shqip nga Tetova News.

Kush mund të hyjë në Gjermani?

Pavarësisht situatës aktuale dramatike epidemiologjike, rregullat për të hyrë në Gjermani janë pjesërisht më të buta se sa ishin një vit më parë. Megjithatë, me rritjen e numrit të të infektuarve rishtazi me koronavirus, që nga 9 nëntori, të gjithë ata persona mbi 12 vjeç që hyjnë në Gjermani, pavarësisht se ku dhe me çfarë mjeti transporti, duhet të tregojnë certifikata të përshtatshme.

Pra, kushdo që dëshiron të hyjë në Gjermani në çdo rast duhet të ketë me vete një certifikatë që është vaksinuar, se ka kaluar virusin ose test negativ. Ky dekret është i vlefshëm deri më 15 janar 2022. Në përgjithësi, hyrja është e mundur nga të gjitha vendet anëtare të BE-së, si dhe nga vendet që i përkasin zonës Shengen – Islanda, Zvicra dhe Lihtenshtajni.

Përpara se të udhëtoni në Gjermani, pyesni për situatën aktuale dhe rregullat. Informacione të hollësishme mund të gjenden në faqen e internetit të Ambasadës Gjermane në Maqedoninë e Veriut , në faqet e internetit të Ministrisë së Shëndetësisë Gjermane dhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe asaj të të Jashtme.

Udhëtoni nga vendet e treta?

Hyrja në Gjermani nga vende të treta, si Maqedonia e Veriut, është e mundur, por me kufizime të caktuara. Aktualisht, 20 vende janë në të ashtuquajturën Lista pozitive e autoriteteve gjermane, duke përfshirë Australinë, Kanadanë dhe Korenë e Jugut. Banorët e këtyre vendeve në Gjermani mund të hyjnë me certifikatat e kërkuara, pavarësisht qëllimit të udhëtimit të tyre.
Udhëtarët nga vendet e tjera, për të hyrë në Gjermani, duhet të jenë plotësisht të vaksinuar dhe të kenë një arsye të mirë pse udhëtimi i tyre është absolutisht i nevojshëm. Në faqen e Ministrisë së Brendshme thuhet se në cilat raste udhëtimi konsiderohet absolutisht i nevojshëm.

Sa i përket vaksinave, njihen vetëm ato të miratuara nga Instituti gjerman Paul Ehrlich, përkatësisht vaksinat e Bayontech / Pfizer, AstraZeneka dhe Johnson & Johnson. Vaksinimi i plotë konsiderohet pas javës së dytë të marrjes së dozës së dytë të vaksinës. Për ata që kanë qenë të infektuar me virusin dhe janë shëruar, mjafton një dozë vaksine.

Certifikata dixhitale e vaksinimit

Kush nuk mund të udhëtojë në Gjermani?

Prandaj, qytetarët e vendeve të treta që nuk janë në listën pozitive, të cilët nuk janë vaksinuar plotësisht dhe që nuk mund të japin një arsye bindëse për udhëtimin se është absolutisht i nevojshëm, nuk mund të hyjnë në Gjermani.

A është e nevojshme karantina?

Në përgjithësi, karantina është e detyrueshme për këdo që me të mbërritur në Gjermani nuk ka asnjë provë që është vaksinuar, se ka marrë virusin ose një test negativ për korona. Izolimi është gjithashtu i detyrueshëm për udhëtarët që vijnë nga vende me rrezik të lartë ose zona me variante të virusit.

Për ata që vijnë nga vendet me rrezik të lartë, një karantinë dhjetëditore është e detyrueshme, e cila mund të shkurtohet në pesë ditë nëse testi rezulton negativ. Në listën e vendeve me rrezik të lartë të Institutit Robert Koch përfshihen disa shtete anëtare të BE-së si Austria, Belgjika, Greqia apo Kroacia, por edhe vendet e Ballkanit Perëndimor si Maqedonia e Veriut. Karantina është gjithashtu e detyrueshme për udhëtarët gjermanë që kthehen në vend – nëse nuk janë plotësisht të vaksinuar ose nuk janë infektuar me virusin. Udhëtarët që vijnë në Gjermani nga vendet me rrezik të lartë duhet të regjistrojnë paraprakisht mbërritjen e tyre duke plotësuar një formular dixhital.

A duhet të testohem përpara udhëtimit?

Nuk është e nevojshme. Nëse keni prova të vaksinimit të plotë ose prova që keni qenë të infektuar me virusin, nuk keni pse të testoheni përpara se të hyni në Gjermani. Megjithatë, një konfirmim i tillë mund të kërkohet nga linja ajrore ose kompania hekurudhore me të cilën po udhëtoni. Ju duhet t’i pyesni ata për këtë para se të niseni. Në Gjermani njihen vetëm testet PCR (jo më të vjetra se 72 orë) dhe testet e antigjenit (jo më të vjetra se 48 orë).

Cilat rregulla zbatohen për fëmijët?

Në të njëjtat kushte, fëmijët lejohen të hyjnë në Gjermani. Fëmijët nën moshën 12 vjeç nuk janë të detyruar të dorëzojnë certifikatat e mësipërme. Gjithashtu, një karantinë pesë-ditore është e detyrueshme për ta nëse vijnë nga zona me rrezik të lartë. Por ata gjithashtu duhet të plotësojnë një formular dixhital të hyrjes në Gjermani.

A mund të lëviz lirshëm në Gjermani?

Në parim po, por duke pasur parasysh masat kufizuese, rregullat mund të ndryshojnë nga krahina në krahinë dhe mund të mos jeni në gjendje të udhëtoni në asnjë provincë. Deri më 12 dhjetor, udhëtimet turistike në Saksoni janë të ndaluara. Ngjashëm është në disa pjesë të Bavarisë. Prandaj, para se të shkoni në një udhëtim, pyesni veten nëse lejohen udhëtimet turistike në provincën ku po shkoni. Informacion mbi rregullat e Covid-19 në të gjitha shtetet gjermane mund të gjeni këtu . 

Rregulli 2G mund të zbatohet së shpejti në të gjithë vendin

A mund të shkoj në kinema, muze apo restorante si turist në Gjermani?

Edhe këtu rregullat ndryshojnë nga krahina në krahinë, madje edhe nga rajoni në rajon. Në shumë shtete, si në Berlin, Hamburg, Saksoni dhe North Rhine-Westfalia, vlejnë të ashtuquajturat rregulla”2G”. Kjo do të thotë konkretisht se vetëm personat e vaksinuar dhe ata që kanë dëshmi se e kanë kaluar infeksionin vaksinuar mund të kenë qasje në restorante, muze apo në evente të ndryshme. Një test negativ nuk mjafton. Prandaj, për udhëtarët që nuk janë të vaksinuar, oferta turistike është e kufizuar. Në periudhën e ardhshme masat kufizuese mund të forcohen dhe rregulli “2G” tashmë kërkohet të futet në të gjithë vendin.

Çfarë duhet të bëj nëse infektohem me Covid-19?

Shkoni menjëherë në karantinë dhe informoni autoritetet shëndetësore. Këtu mund të gjeni shërbimet kompetente. Nëse simptomat janë të rënda, telefononi një mjek ose telefononi linjën telefonike 116 117. Në rast urgjence, telefononi 112 ose shkoni në spital./DW Përshtati në shqip Tetova News

@tn.lajmelokale
@tetovanews