Ballina Bota “Pandemia e radhës”, zbulohen 18 viruse në tregjet e gjësë së gjallë...

“Pandemia e radhës”, zbulohen 18 viruse në tregjet e gjësë së gjallë në Kinë

Një tjetër pandemi mund të përhapet në Kinë pasi studiuesit kanë zbuluar tetëmbëdhjetë viruse “me rrezik të lartë” që fshihen në tregjet e gjësë së gjallë. Një treg i gjësë së gjallë në Wuhan ku tregtarët shisnin gjitarë, zvarranikë dhe peshq u bë shkaktar për shpërthimin fillestar të koronavirusit në vitin 2019, shkruan The Sun

Sipas shkencëtarit britanik Dr Eddie Holmes, ekspertët kinezë kanë vënë në dukje rrezikun e “përhapjes” së një virusi nga kafshët te njerëzit pesë vite përpara fillimit të pandemisë, pasi vizituan tregun e gjësë së gjallë në Wuhan.

Dhe tani ekspertët kanë paralajmëruar se speciet e kafshëve të egra që tregtohen, shiten dhe konsumohen në tregjet e gjësë së gjallë në Kinë janë burim i një pandemie të ardhshme. Sipas një studimi të publikuar më 12 nëntor, janë identifikuar 71 viruse të gjitarëve, duke përfshirë 18 me rrezik të lartë që mund të jenë të rrezikshëm për njerëzit dhe kafshët e tjera, raporton abcnews.al

Sipas studiuesve, më problematike janë mikrobet e gjetura në civet, një kafshë e vogël nate e ngjashme me një baldosë që ishte specia që barti koronavirusin SARS nga lakuriqët te njerëzit në Kinë në vitin 2002.

Ndërsa hulumtimi nuk ka zbuluar asgjë të përbashkët me Sars-CoV-2, virusit përgjegjës për pandeminë Covid-19, ata zbuluan se mutacionet e bartura nga lakuriqët e natës mund të infektojnë kafshë të tjera që mund të çojnë në shpërthime të rrezikshme./abcnews.al

Artikulli paraprakBE zgjat sanksionet kundër Bjellorusisë: Putini është pjesë e problemit
Artikulli tjetërEnca Haxhia në zi, humb personin e afërt të familjes