Ballina Bota Përfshihet nga flakët ndërtesa në mes të Parisit, tymi masiv ‘pushton’ kryeqytetin...

Përfshihet nga flakët ndërtesa në mes të Parisit, tymi masiv ‘pushton’ kryeqytetin (VIDEO+FOTO)

Këto janë pamjet e frikshme të një zjarri të madh që përfshiu një ndërtesë historike pranë operës së famshme, në qendër të Parisit.

Në videon e mëposhtme duken shtëllungat e tymit që ngrihen mbi kryeqytetin francez si pasojë e shpërthimit të flakëve.

Në vendngjarje shihen forcat e zjarrfikëses të cilat po punojnë për shuarjen e zjarrit, ndërsa ju kërkojnë qytetarëve të shmangin zonën.

Nga të dy dritaret e një pallati në bulevard shihen shtëllunga tymi të zi, ndërsa nga rruga shihen flakët që kanë ‘pushtuar’ ndërtesën.

Ende nuk bëhet e ditur shkaku i këtij incidenti të rëndë, ndërsa deri më tani nuk është raportuar për të lënduar apo viktima.

https://youtu.be/HWzhN0ZLQMM

@tn.lajmelokale
@tetovanews