Ballina Aktualitet Lajme Përhapja e variantit të ri, Shtetet e Bashkuara të Amerikës pezullojnë fluturimet...

Përhapja e variantit të ri, Shtetet e Bashkuara të Amerikës pezullojnë fluturimet nga Afrika

Shtetet e Bashkuara të Amerikës iu bashkuan listës së vendeve të Bashkimit Evropian që po ndalojnë fluturimet nga Afrika e Jugut dhe disa vende të tjera fqinjë të saj për shkak të variantit të ri të koronavirusit që OBSH e quajti Omicron.

Shtëpia e Bardhë tha se shkencëtarët dhe zyrtarët e shëndetit publik po punojnë me shpejtësi për të mësuar më shumë rreth variantit të ri. Në deklaratën e tij, Presidenti Joe Biden nxiti amerikanët të vaksinohen dhe ata që janë vaksinuar të bëjnë edhe dozën përforcuese.

“Lajmet për këtë variant të ri duhet ta bëjnë më të qartë se kurrë pse kjo pandemi nuk do të marrë fund derisa të kemi vaksinime globale”.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e klasifikoi të premten variantin e zbuluar në Afrikën e Jugut si një “variant shqetësues” duke thënë se mund të përhapet më shpejt se format e tjera.

@tn.lajmelokale
@tetovanews