Ballina Aktualitet Rajoni Rama takon Draghin në Itali, pensionet dhe integrimi në qendër të bisedimeve...

Rama takon Draghin në Itali, pensionet dhe integrimi në qendër të bisedimeve (VIDEO)

Pensionet e shqiptarëve në Itali dhe procesi i integrimit ishin në qendër të bisedimeve të kryeministrit Rama dhe homologut të tij, Mario Draghi, në konferencën e përbashkët për shtyp të mbajtur në Romë, në kuadër të vizitës zyrtare të delegacionit shqiptar.

“Folëm për integrimin evropian, që të mund të çelim një korsi që të rinjtë të integrohen më shpejt në Europë se sa vendet e Ballkanit Perëndimor. I kërkova kryeministrit një përshpejtim të procesit të njohjes së pensioneve ka shumë shqiptarë që punojnë në Itali. Folëm për sigurinë, drejtësinë dhe këtu kemi mundësi për të zhvilluar projekte që të tërheqin më shumë të rinjtë drejt arsimimit, si p.sh., në shkollën italiane të magjistraturës apo policisë”.

Kryeministri italian dha mbështetjen e tij për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, ndërsa përjashtoi mundësinë e ndarjes në dy procese të ndryshme integrimi të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

“Italia e ndjek nga afër procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Italia do të vazhdojë ta mbështesë Shqipërinë në këtë rrugë të saj. Edhe bashkëpunimi në Gjyqësor dhe siguri ecën shumë mirë dhe sot folëm për këtë. Mund të them se Italia do t’i japë një mbështetje të plotë Shqipërisë”, deklaroi Draghi.

@tn.lajmelokale
@tetovanews