Ballina Sport Real Madrid krijon fondin 4.5 milionë € për financimin e startup-eve

Real Madrid krijon fondin 4.5 milionë € për financimin e startup-eve

Real Madrid ka themeluar një mjet investimi me synimin për të financuar 30 sipërmarrje startup.

Në bashkëpunim me Next dhe Score, Real Madrid krijoi Grymes Invest, një kompani holding për të menaxhuar investimet në projekte të reja, si pjesë e strategjisë së klubit për të eksploruar territore të reja dhe fusha me potencial të
ardhurash.

Klubi do të synojë startup-e që kanë një lidhje me sportin dhe do të investojë 4.5 milionë euro në tre vitet e ardhshme. Një pjesë e kapitalit prej 4.5 milionë eurosh do të vijë nga Programi i financimit të projekteve të inovacionit të Komisionit Europian.

Real Madrid nuk është klubi i parë i futbollit me një instrument investimi. FC Barcelona synonte të krijonte një fond përshpejtimi të startup, si pjesë e Barça Innovation Hub, por për shkak të krizës ekonomike në klub, projekti 100 milionë eurosh u ndërpre. City Football Group ka krijuar një mjet investimi prej 100 milionë eurosh, me mbështetjen e fondit Sapphire Sport.

Këtë sezon, Real Madrid pret që të ardhurat të kapërcejnë shifrën 800 milionë euro. Në La Liga, ai renditet i dytë, një pikë në distancë nga kryesuesit e kampionatit, Real Sociedad.

/ Inside World Football

@tn.lajmelokale
@tetovanews