Ballina Bota Shkon mbi 765 mijë numri i viktimave nga Covid-19 në SHBA

Shkon mbi 765 mijë numri i viktimave nga Covid-19 në SHBA

Ka shkuar mbi 765 mijë numri i viktimave nga Covid-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Me 1 mijë e 492 vdekjet gjatë 24-orëve të fundit, numri total i viktimave ka shkuar në 765 mijë e 929.

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në mbi 47,31 milionë, me 89.511 raste të reja. Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 5 milionë raste të konfirmuara dhe 73.299 të vdekur.

Në SHBA deri më tani mbi 227,5 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, mbi 195,4 milionë dozën e dytë dhe mbi 30,7 milionë kanë marrë 3 doza. /Top Channel

@tn.lajmelokale
@tetovanews