Ballina Shëndeti Koronavirusi Vaksinat anti-Covid: Nga “Pfizer” te “Moderna”, si bie mbrojtja nga virusi pas...

Vaksinat anti-Covid: Nga “Pfizer” te “Moderna”, si bie mbrojtja nga virusi pas gjashtë muajsh

Që kur varianti Delta është bërë mbizotërues gjashtë muaj pas përfundimit të ciklit të vaksinimit kundër Covid19, mbrojtja e vaksinave nga infeksioni ka rënë në mënyrë dramatike, veçanërisht në lidhje me dozën e vetme të “Johnson & Johnson”.

Kështu doli nga një hulumtim i kryer nga Instituti i Shëndetit Publik të Oakland, Qendra Mjekësore e Çështjeve të Veteranëve të San Franciskos dhe Qendra e Shkencave Shëndetësore e Universitetit të Teksasit të publikuar së fundmi në revistën shkencore “Science”.

Ekipi i studiuesve, analizoi efektivitetin e tre vaksinave të miratuara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (Pfizer-BioNTech, Moderna dhe Johnson & Johnson, mungonte AstraZeneca, e cila në Shtetet e Bashkuara nuk ishte miratuar), për mbrojtjen e veteranëve të ushtrisë amerikane (që përfaqësojnë 2.7% të popullsisë).

Anketa është kryer nga 1 shkurti deri më 1 tetor 2021 me 780,225 veteranë (nga të cilët 498,148 janë të vaksinuar plotësisht).

Mbrojtja në mars 2021 dhe shtator 2021
Studiuesit zbuluan se në fillim të marsit, ndërsa varianti Delta po fitonte vrull në Shtetet e Bashkuara, të tre vaksinat ishin afërsisht të barabarta në aftësinë e tyre për të parandaluar infeksionet. Në veçanti, doli se në mars 2021, mbrojtja nga infeksioni ishte:

86.4% për të vaksinuarit me “J&J”

86.9% për ata që janë vaksinuar me “Pfizer-BioNtech”

89.2% për të vaksinuarit me “Moderna”

Por situata ndryshoi plotësisht brenda gjashtë muajve, atëherë kur varianti u bë në llojin e tij mbozotërues. Në fakt, në shtator 2021, efektiviteti i infeksionit kishte rënë në shkallën 1:

13.1% për të vaksinuarit me “J&J”

43.3% për të vaksinuarit me “Pfizer-BioNTech”

58% për të vaksinuarit me “Moderna”

Çuditërisht, rënia e mprehtë e vaksinës me një dozë të vetme “Johnson & Johnson”, në mbrojtje kundër infeksionit, është befasuese.
Në Gjermani, një nga shtetet më të prekura në Evropë nga vala e re e Covid, sipas Instituti ‘Robert Koch’, raportoi se rreth 26% e pacientëve janë plotësisht të vaksinuar, me një numër që shkon në 34% për ata mbi 60 vjeç.

Ai gjithashtu raportoi se infeksionet mes personave të vaksinuar, janë më të zakonshme në përqindje tek të vaksinuarit me preparatin me një dozë të vetme te kompanië “Janssen”.

Në Itali (ku kjo vaksinë u është administruar 1.6 milionë njerëzve) udhëzimet e reja tregojnë se ata që janë vaksinuar me Johnson & Johnson mund ta marrin përforcuesin menjëherë (pavarësisht moshës) deri në gjashtë muaj pas administrimit të dozës së vetme dhe mund të marrin një dozë përforcuese ‘Pfizer’ ose ‘Moderna’.

Në Shtetet e Bashkuara, Administrata e Ushqimit dhe Barnave, ka miratuar vaksinën “J&J”, duke e rekomanduar atë për të gjithë njerëzit 18 vjeç e lart që kanë marrë dozën e parë të paktën dy muaj më parë.

Mbrojtja nga vdekja mbetet e lartë
Në të njëjtin studim të “Science”, autorët ekzaminuan gjithashtu mbrojtjen e vaksinave nga vdekja nga Covid dhe ndryshe nga rreziku i infeksionit, efektiviteti kundër fataliteteve të shkaktuara nga virusi, ka mbetur i lartë me kalimin e kohës dhe siç është demonstruar tashmë në shumë studime të tjera.

Personat e vaksinuar, kanë një rrezik shumë më të ulët të vdekjes pas marrjes së virusit sesa të pavaksinuarit, edhe disa muaj pas vaksinimit, megjithëse u shfaqën dallime në moshë dhe llojin e vaksinës.

Tetë muaj pas ciklit të plotë vaksinal, shkalla mesatare e mbrojtjes ishte 81.7% në moshën nën 65 vjeç dhe 71.6% në moshën mbi 65 vjeç.

Nën moshën 65 vjeç, efikasiteti i vaksinës kundër vdekjeve nga Covid, ishte 73% për “J&J”, 81.5% për “Moderna” dhe 84.3% për “Pfizer-BioNtech”.

Në moshën mbi 65 vjeç, mbrojtja ishte 52.2% për “J&J”, 75.5% për “Moderna” dhe 70.1% për “Pfizer-BioNTech”.

“Megjithë rrezikun e rritur të infeksionit për shkak të variantit Delta, efikasiteti kundër vdekjes mbeti i lartë dhe, në krahasim me të pavaksinuarit, veteranët amerikanë plotësisht të vaksinuar, kishin një rrezik shumë më të ulët për të vdekur pas infeksionit”, – shkruajnë autorët.

Studiuesit, inkurajojnë dozën e tretë për të gjithë popullsinë për të bllokuar qarkullimin e virusit, si dhe përdorimin e maskave për fytyrën, larjen e duarve dhe ndarjen e hapësirës për të ulur shkallën e infeksionit.(SI)

Artikulli paraprakHabit kryetari i ri i Prishtinës: Albin Kurtin e kam mik, mund të bëjmë koalicion me të në kryeqytet
Artikulli tjetërNdalohen katër rusë në Kosovë, po kalonin ilegalisht kufirin nga Serbia për në tokën shqiptare