Ballina Bota VIDEO/Tërmeti i fuqishëm trondit gjithë Lindjen e Mesme (Magnituda dhe Epiqendra)

VIDEO/Tërmeti i fuqishëm trondit gjithë Lindjen e Mesme (Magnituda dhe Epiqendra)

IRAN – Dy tërmete të forta, më i madhi me magnitudë 6.4, kanë ndodhur pranë Bandar Abbas në Iranin jugor, duke shkatërruar një numër shtëpish dhe duke vrarë të paktën një person, thonë zyrtarët lokalë. Lëkundjet u ndjenë deri në Dubai, Katar, Bahrein dhe Arabinë Saudite.

Tërmeti i parë, i cili goditi në orën 3:37 pasdite me kohën lokale të së dielës , ndodhi rreth 64 kilometra në veriperëndim të Bandar Abbas, kryeqyteti i provincës Hormozgan, ose 278 kilometra në veri të Dubait. Një tërmet i dytë goditi të njëjtën zonë rreth një minutë më vonë.

Qendra Sizmologjike e Iranit tha se tërmeti i parë kishte një magnitudë paraprake prej 6.4 ballë, ndërsa i dyti ishte pak më i dobët, 6.3. Të dyja goditjet ndodhën rreth 15 kilometra nën sipërfaqe.

Shkalla e dëmeve pranë epiqendrës nuk ishte menjëherë e qartë, por agjencia e lajmeve ISNA tha se “një numër” shtëpish u shkatërruan në zonën e Bandar Abbas dhe u raportuan rrëshqitje dheu në malin Geno. Të paktën një person ka humbur jetën pasi u godit nga një shtyllë elektrike që u rrëzua./ abcnews.al/

Ende nuk ka raportime për dëme apo të lënduar.

@tn.lajmelokale
@tetovanews